Kukësi nuk i beson Hallaçit, Mirel Josa firmos te klubi verilindor

25 Janar 2021, 18:09| Përditesimi: 25 Janar 2021, 18:10

  • Share

Mirel Josa do të jetë trajneri i ri i klubit të Kukësit. Burime të Report Tv bëjnë me dije se trajneri tiranas ka arritur sot akordin për 1 vit e gjysmë me klubin verilindor, për të pasuar në këtë detyrë Rrahman Hallaçin.

Ky i fundit e ka udhëhequr ekipin në 5 ndeshjet e fundit, kur pas 3 humbjesh mori dy fitore. Gjithsesi kjo nuk ka mjaftuar që Kukësi të bindet për Hallaçin, pasi këtë sezon ka pretendime të mëdha.

Josa bëhet kështu trajneri i tretë për këtë sezon te ekipi i Kukësit, në një kohë kur prej shtatorit të 2019 ishte i papunë. Në të kaluarën Josa ka drejtuar ekipe si Tirana, Skënderbeu dhe Vllaznia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?