Aventura e skuadrave shqiptare në Europa League është mbyllur që në fazën e parë eliminatore pavarësisht se shpresat ishin të mëdha. Kukësi pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë kundër Debrecen synonte një përmbysje të çmendur në ndeshjen e kthimit, por sfida në ‘Elbasan Arena’ nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1.
Verilindorët e Gjokës e nisën takimin në sulm dhe pas disa tentativave arritën të zhbllokonin që në minutën e 17 me Et’hemin, por pjesa e parë do të mbyllej me këto shifra. Në fraksionin e dytë Kukësi tentoi jo pak, por rastet e pashfrytëzuara iu kthyen kundër në minutën e 58-t kur Szatmari e pati të lehtë të realizonte me portën e boshatisur.
Një gol i cili më shumë se numerikisht goditi në aspektin psikologjik. Ky episode ishte edhe i fundit për t’u veçuar në këtë ndeshje.
Komente
