Harallamb Qaqi është futbollisti i radhës që ka nënshkruar me FK Kukësi. 24-vjeçari, që më parë ka luajtur edhe Kombëtaren shqiptare U-21 dhe në kampionatin italian, ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
Harallamb Qaqi luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, njohës i mirë i Kategorisë Superiore, pasi në 2 sezonet e fundit ka luajtur rregullisht në kampionatin shqiptar.
Para dy vitesh ishte pjesë e Partizanit, ndërsa sezonin e fundit luajti për Laçin, ku u aktivizua në 29 ndeshje dhe shënoi një gol. Qaqi është gati për të ndihmuar Kukësin në kupat e Europës.
Komento