Kukësi nuk përkujton 35-vjetorin e ekzekutimit të Havzi Nelës! Poeti disident u var në litar nga komunistët

10 Gusht 2023, 17:17| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 19:13

  • Share

35 vite më parë u ekzekutua poeti disident i Kukësit Havzi Nela, duke shënjuar krimin e fundit të sistemit komunist. Asnjë ceremoni përkujtimore nuk u zhvillua në Kukës, këtë 10 gusht. I vetmi që sjell në vëmendje të publikut jetën e veprën e tij është studiuesi Petrit Palushi, autor i 4 librave për Havzi Nelën. Ata që nënshkruan dënimin me vdekje nuk u gjykuan dhe nuk kërkuan ndjesë.

“10 gushti është ditë përkujtesë sepse Havzi Nela ishte kundërshtar i hapur i regjimit komunist”, tha ai.

Poezitë e Havzi Nelës janë një autobiografi e vuajtjeve në diktaturë.

Havzi Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh  në kampet famëkeqe të diktaturës, vuajti ne burgjet politike të Burrelit, të Spaçit. Me 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhëtisë së lartë ndaj atdheut. Pas pluralizmit Havzi Nela u shpall martir i demokracisë, por askush nuk ka mbajtur ende përgjegjësi për ekzekutimin e poetit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dora e ngrohte: 11/08/2023 12:37

    Havzi Nela eshte denuar per vrasje mbetur ne tentativ te plotfuqishmit te zonës i cili ishte edhe i afermi tij por shpetoj me plagosje sepse arma ishte e sajuar nga ky bejtexhiu. Havzi nuk ka qenue as në Spaç dhe as në Burrel por i denuar per tentativ arratisje disa vjet. martir e beri Saliu sepse ne listen e antarve te presidiumi të kuvendi per falje

    Përgjigju
  • Asqeri: 10/08/2023 21:15

    Pergjegjesit??? Ata nuk jetojne por trashegimtaret e vrasesve politik dhe belcik vijijne te masakrojne Shwiperine.

    Përgjigju
  • Emigrant: 10/08/2023 21:03

    Po per policin e vrar do behet ndonje perkuntimore Apo polic eshte ai

    Përgjigju
  • Dardan: 10/08/2023 20:22

    Po per policin qe e qelloi per ta vrare a ka pergjegjesi Nela?

    Përgjigju
  • Kistra: 10/08/2023 20:14

    Nese nuk do kishte plagosur rende me arme nje polic, mbase sot Nela do ishte gjalle. Megjithate denimi ka qene makaber.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?