Kukësi përfshihet nga reshje bore, rrugët rurale të kalueshme me zinxhirë, në disa zona mungon energjia elektrike

22 Mars 2021, 08:47| Përditesimi: 22 Mars 2021, 08:52

  • Share

 

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore. Lartësia e borës në zonat malore arrin deri në 60 cm dhe në qytet 15 cm. Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë  natës për mbajtjen në gatishmëri të rrugëve, duke bërë pastrimin nga bora.

Angazhimi i  kontraktorëve që kanë në performance rrugët nacionale është i plotë.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me zinxhirë, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.

Nga strukturat përgjegjëse të bashkive po punohet që këto rrugë që të jenë funksionale.

Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun. Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç  Nj.Ad Tërthore, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis, Kolsh, Surroi, Arren dhe Malzi, Bashkia Kukës dhe NjA Golaj dhe Fajza Bashkia Has.

Në qytetin e Kukësit ka ndërprerje të herepashershme të energjise elektrike.


Lajmi kryesor:

Kukësi, Dibra dhe Korça përfshihen nga reshje dëbore, disa rrugë të kalueshme me zinxhirë, ARRSH tregon akset problematike! Mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra (Video)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?