Fatjon Tafaj është trajneri i ri i Kukësit. Shkarkimi i Alfred Allamanit e la stolin bosh dhe Tafaj pranoi të merrte "frenat" e skuadrës, paçka se ndodhen në një pozitë jo shumë të favorshme në Kategorinë e Parë.
Tafaj, 42 vjeç, nënshkroi për dy vite e gjysmë dhe këtë të enjte ka nisur stërvitjen me ekipin. Ai ka qenë pjesë e klubit të Kukësit në sezonin 2016-2017, kur verilindorët fitonin titullin kampion si edhe në sezonin 2018-2019, kur Kukësi fitonte Kupën e Shqipërisë.
Asokohe, Tafaj ishte ndihmës trajner në staf me Ernest Gjokën, teksa rikthehet në Kukës si trajner i skuadrës së parë.
Pas javës së 26-të Kukësi ndodhet në pozitën e dhjetë në klasifikim dhe rrezikon qëndrimin në Kategorinë e Parë, me objektivin që padyshim është mbijetesa dhe më pas formimi i një ekipi të denjë për edicionin e ri.
Fatjon Tafaj
Komente
