Kukësi është përfshirë nga mjegulla e dendur mëngjesin e kesaj të diele. Mjegulla ka krijuar vështirësi në lëvizje, në rrugët e qytetit dhe akset nacionale. Përshkimi i rrugës është bërë në kushtet e pamjes së kufizuar.
Mjegulla mbuloi edhe “Rrugën e Kombit”, një pjesë e së cilës ka patur dendësi të madhe të mjegullës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Edhe rrugët nacionale por edhe ato rurale janë nën ‘pushtimin’ e mjegullës. Në të tilla raste këshillohet që drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorë. Mjegulla ka mbuluar edhe siperfaqen ujore te liqenit te Fierzës.
Ky informacion, po qe eshte lajm.
Përgjigju