Kukësi thyen rekord me Gurin, Presidenti Gjici: Nuk mbaron këtu

16 Maj 2018, 17:50| Përditesimi: 16 Maj 2018, 22:50

  • Share

Sindrit Guri ka thyer një rekord në futbollin shqiptar, pasi është i pari që kalon shifrën e 500 mijë eurove, ndërkohë që klubi i Kukësit do të ketë edhe 20% të kartonit të tij. Presidenti Safet Gjici ka treguar detajet e transferimit në Belgjikë të Gurit, duke i uruar vetëm suksese.

Numri një i klubit verilindor, në një intervistë për Report Tv, tregon edhe ambiciet për në Evropë, ndërsa ndjen keqardhje për Vllazninë, që është vetëm një hap larg rënies nga Kategoria Superiore.

Transferimi i Sindrit Gurit tek Oostende në Belgjikë nuk ishte surprizë e madhe, pasi dihej që ishin disa klube prestigjoze në Evropë teksa kërkonin shërbimet e sulmuesit të Kukësit. Por me firmosjen e kontratës 3 vjeçare, thyhet një rekord, pasi Guri është futbollisti i parë shqiptar që kalon shifrën e 500 mijë eurove. Detajet e këtij transferimi rekord i tregon presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili në një intervistë për Report Tv, ka pohuar se 20% të kartonit i ka klubi verilindor.

Është një transfertë shumë e mirë për klubin tonë, për arsyen se ne kemi bërë më parë disa transferta, por shumë herë më pak. Tani besojmë që me shitjen e Gurit Kukësi është futur në rrugën e tregut të transferimit të lojtarëve jo vetëm të blejmë, por edhe të shesim lojtarë. Përqindja në kontratë e kartonit të Gurit është fiksuar në 20% që i takon klubit të Kukësit, çdo transfertë që bëhet më pas”. 

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici

Gjithashtu, numri një i Kukësit tregon ambiciet për në Kupat e Evropës, teksa kërkohet hyrja në grupe.

Objektivi ynë është që të ecim, të kalojmë ture, pse jo, të hyjmë në grupe, ashtu siç ka bërë edhe Skënderbeu. Futbolli është edhe fat. Ju e dini shumë mirë që vjet ndoshta fati nuk mundëm dot të kalonim turin e parë në Champions League. 

Shton Gjici për Report Tv

Kukësi do të luajë kundër Vllaznisë në Shkodër këtë javë, në një moment tepër delikat për kuqeblutë. Gjici ndjen keqardhje për ekipin shkodran.

Vllaznia, djepi i futbollit shqiptar, rrezikon të bjerë nga kategoria dhe na vjen shumë keq, por ne jemi një ekip serioz, që do t’i luajmë ndeshjet deri në fund, edhe pse kemi siguruar vendin e dytë. 

Safet Gjici President i Kukësit

Ndërkohë, presidenti i Kukësit ka sqaruar edhe largimin nga detyra të menaxherit Naim Halili.

Unë e kam marrë më shumë jo se ka pasur dijeni për këtë fushë që ka mbulur, por thjesht si një kuksian. Ka qenë krahu i djathtë i imi deri diku në aspektin menaxherial, por me thënë të drejtën, më ka zhgënjyer. 

Safeti Gjici

Kukësi e ka siguruar vendin e dytë në Superiore dhe në dy ndeshjet e fundit nuk është çudi që të aktivizojë shumë të rinj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?