Tirana kampione në fuqi e Superligës, që gjithashtu kishte 3 fitore rradhazi, është thyer nga Kukësi me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të javës së 19.
Në ‘Kukës Arena’ goli i parë erdhi në minutën e 32 pas zhvillimit të një goditje këndi. Fillimisht u devijua me zonë në kokë para se më të njëjtën mënyrë Oppong ta dërgonte në rrjetë. Nga ky moment Tirana u përpoq të reagonte, por atë që se bënë bardheblutë e finalizoi Bytyçi në pjesën e dytë, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të sfidës. Kjo ishte edhe një fitore jetike për Kukësin, që renditej në vendin e fundit dhe njëkohësisht ia doli të merrte suksesin e dytë rradhazi.
Sakaq sfida tjetër e së dielës mes Bylisit dhe Kastriotit u fitua 1-0 nga ballshiotët. Golin vendimtar të ndeshjes e realizoi japonezi Doi në pjesën e dytë. Me këtë fitore të Bylisit Kastrioti zbret në vendin e fundit dhe komplikon shumë situatëm.
Ndërkohë të hënën luhen 3 sfidat e tjera të javës së 20. Në orën 13:00 Laçi pret Teutën, në orën 16:00 Erzeni sfidon Vllazninë, ndërsa në orën 19:00 Partizani ka mundësinë të reduktojë diferencën në krye me Tiranën në rast se ia del kundër Egnatias.