Enkeleid Dobi është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së Kukësit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ekipi verior në një njoftim në rrjetet sociale.
‘Mirëserdhe Enkeleid Dobi. FK Kukësi njofton se Enkeleid Dobi është zyrtarisht trajner i skuadrës sonë!
Tekniku 47 vjeçar do të marrë drejtimin e skuadrës dhe ditën e nesërme do të prezantohet para mediave e më pas do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në kompleksin "Football Republic".
Dobi vjen te ekipi ynë pas një eksperience në Poloni, aty ku ka drejtuar skuadrat e Gornik Polkoëice dhe Ëidzeë Lodz.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Dobi dhe suksese në drejtimin e ekipit tonë.’- thuhet në njoftimin e ekipit.
Dobi u zgjodh në krye të Kukësit, pas largimit të Skënder Gegën, i cili dha dorëheqjen dje. Kukësi është i fundit me 2 pikë në renditjen e Superligës pas 4 ndeshjeve të para.