Kukësi ka zyrtarizuar zëvendësuesin e Peter Pacult me Armando Cungun. Ky emër është i njohur për verilindorët, të cilët suksesin më të madh të tyre në Europë, e kanë pikërisht me këtë trajner. Ndërkohë nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Kukësi njofton se Armando Cungu do të marr drejtimin e skuadrës që në ditën e sotme.“Në orën 18:00, në kompleksin në Pezë-Helmës, nis punën në drejtimin e pankinës së FK Kukësit trajneri Armando Cungu.
Cungu zëvendëson ish-trajneirin Pacult, të cilit klubi i Kukësit nuk i rinovoi kontratën. Armando rikthehen te Kukësi pas 6 vitesh pasi më parë, në edicionin 2012-2013 nën drejtimin e tij Kukësi u shpall nënkampion i Shqipërisë, duke e e çuar skuadrën deri në turin e katërt të Europa League. Sfida e parë e trajnerit Cungu është kalimi i turit të Champions League, ditën e martë në Valletta të Maltës” – shkruhet në njoftimin e Kukësit.
Ndër të tjera trajnieri, Armando Cungu, shprehet se Kukësi është një dashuri e vjetër, pasi aty filloi punë si trajnier i parë. Ndër të tjera trajnieri shkodran thotë:
“Si fillim falenderoj Presidentin, Safet Gjici për mundësinë e dytë që po më jep.
Kam besimin tek futbollistat si dhe tek drejtuesit e klubit të FK Kukësit dhe patjetër që pretendojmë kualifikimin ne ndeshjen kundër Vallettes që zhvillohet ditën e martë,ndaj do bëj maksimumin që ta bëj realitet këtë gjë. Ekipin e njoh sepse disa futbollista i kam stërvitur, ndërsa të tjerë i kam pas edhe kundërshtarë, kurse lojtarët e huaj kam mundësinë që ti njoh më mirë ndërmjet ndihmës së kolegut tim R.Hallaçi, si dhe drejtorit N.Nexhipi. Përsa i përket trajnierit Pakult, shpreh respekt për atë që ka dhënë për Kukësin.”