Pritej një sfidë e ndezur, duke qenë se dy skuadrat ndanin vendin e tretë me pikë të barabarta, por Kukësi-Vllaznia është mbyllur me shifrat e bardha 0-0. Një rezultat që përligj atë që loja prodhoi, por te Vllaznia pohojnë se ky ishte qëllimi.
“Kishim shumë mungesa dhe luanim jashtë fushe. Qëllimi minimal ishte të merrnin një pikë në transfertë dhe për këtë ia dolëm. Nëse duam që të ngrihemi më lart në renditje duhet të luajmë më mirë në fazën sulmuese,"-deklaroi Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Javën e ardhshme shkodranët përballen me Tiranën kryesuese, në atë që cilësohet si derbi i Shqipërisë.
“Pikë së pari luajmë në shtëpi dhe do jetë një ndeshje tjetër. Kemi kohë për ta përgatitur, por pasi të rikuperohemi duhet të mendojmë me detaje për Tiranën pasi është një ndeshje shumë e fortë,”-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë
Pas 24 javësh kampionat si Kukësi dhe Vllaznia janë me kuotë të barbartë pikësh 39.