Një vatër zjarri ka rënë sot rrëzë malit të Gjallicës. Era e fortë ka favorizuar që flakët të përhapen me shpejtësi.
Forcat e zjarrëfikes kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë në ndihmë kanë ardhur edhe banorët që flakët mos të depërtojnë në banesat përreth.
Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se zjarri është përhapur në një sipërfaqe të madhe të malit.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Komento