Policia e Kukësit ka bllokuar katër automjete, ndërsa një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë vënë nën hetim për parkim të gabuar.
Në pranga ra personi me inicialet E. G., 28 vjeç, dhe nisi hetimi në gjendje të lirë për E. K., 31 vjeç, A. M., 18 vjeç dhe R. M., 28 vjeç. Këta drejtues mjetesh kanë penguar lëvizjen në akse të ndryshme të qytetit.
Kukës/Patrullime në të gjithë territorin e qarkut, për të konstatuar parkimet e gabuara, që bëhen shkak për pengimin e lëvizjes së përdoruesve të rrugës. Për këtë paligjshmëri, arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3. I arrestuari, automjetin me të cilin kishte penguar lëvizjen, e drejtonte pa leje.
Bllokohen 4 automjetet. Policia Rrugore e Kukësit, krahas punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë burim i ngjarjeve me pasoja për shëndetin dhe jetën e përdoruesve të rrugës, po kryen kontrolle, me objektiv evidentimin e rasteve të pengimit të qarkullimit, nëpërmjet parkimit të gabuar të mjeteve.
Si rezultat i kontrolleve, u goditën 4 raste të kësaj paligjshmërie, për të cilat shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin E. G., 28 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 31 vjeç, A. M., 18 vjeç dhe R. M., 28 vjeç.
Shtetasi E. G., me automjetin që drejtonte pa leje, dhe 3 shtetasit e proceduar, me automjetet që drejtonin, kishin penguar lëvizjen në akse të ndryshme të qytetit të Kukësit, si pasojë e parkimeve të gabuara. Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, vijojnë', thuhet në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.
Komente
