Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës.
Sipas policisë, trupi i përket një burri rreth 50- vjeç, ende i pa indetifikuar dhe është gjetur në ujërat e Liqenit të Fierzës në afersi të këmbëve të urës së vjetër Drinit të Zi që lidh Kosovën me Rrugën e Kombit.
Nga informacionet paraprake thuhet se nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë “Urës së Drinit të Zi” është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komente
