Gjatë mbrëmjes së djeshme një autobus në pronësi të R. H., 62 vjeç, banues në Tiranë, është përfshirë nga flakët.
Shkak për rënien e zjarrit dyshohet të jetë bërë sasia e hedhur e benzinës. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Mësohet se 62-vjeçari me këtë autobus bënte linjën Tiranë - Bajram Curr.
Ndërkohë hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për shkaqet që kanë çuar këtë të fundit të kryejë këtë akt.
“Më datë 30.09.2025, gjatë natës, në autobusin në pronësi të shtetasit R. H., 62 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
Komente
