Receta

Kulaç i shkrifët me sodë nga zonja Albana

10 Korrik, 11:54| Përditesimi: 10 Korrik, 11:56

  • Share

Kulaç me sodë

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 300 ml kos
  • 1 vezë
  • 1 lk sodë buke
  • 1 lugë kafeje sheqer
  • 1 lugë kafeje kripë
  • Pak maja buke
  • Pak vaj

Përgatitja:

Në një tavë hedhim miellin. Hapim në mes një hapësirë dhe hedhim kripën, sheqerin, vezën, pak vaj, kosin, sodën, majanë dhe i përziejmë. Nga anët afrojmë dhe punojmë miellin derisa të bëhet një brumë uniformë e i butë. E punojmë pak mbi banak dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë e të spërkatur me pak miell. E sheshojmë dhe me një thikë e presim në katrorë. E vendosim për ta pjekur në furrë paraprakisht të ngrohur, në temperature 180 gradë për 35-40 minuta. E heqim nga furra dhe e mbulojmë me një pecetë për 5 minuta. Më pas e largojmë nga tava mbështjellë me pecetë dhe e lëmë për t'u ftohur mbi një kashtore që të mos qullet.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?