Kulaç / Kek i kripur i Pashkëve nga zonja Albana

14 Prill 2023, 11:52| Përditesimi: 14 Prill 2023, 11:54

  • Share

Keku i kripur i Pashkëve

Përbërësit:

  • 250 gr miell 00
  • 160 ml qumësht
  • 160 gr rikota lope
  • 50 gr vaj luledielli
  • 50 gr djathë parmixhano
  • 3 vezë
  • 1 bustinë pluhur pjekës
  • 400 gr asparag
  • 150 gr proshutë e tymosur
  • 200 gr djathë asiago
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Thyejmë vezët në një tas dhe hedhim qumështin në to. Shtojmë vajin dhe e trazojmë me rrahësen e vezëve. Rregullojmë shijen me pak kripë dhe piper dhe më pas shtojmë rikotën.  

Pasi e kemi trazuar mirë shtojmë gradualisht miellin e situr, pluhurin pjekës dhe djathin e grirë parmixhano. Përziejmë masën dhe në fund shtojmë proshutën e prerë në copëza, djathin e prerë në kubikë dhe asparagët të prerë në feta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe këtë masë e kalojmë në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje të lyer me pak gjalpë. Fiksojmë anësoret duke i dhënë brumit formën e pëllumbit (simbolit të paqes dhe Pashkës) ose në pamundësi vendosim në qendër të kekut vezët e kuqe të Pashkëve. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C për rreth 50 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?