Kulaç me djathë
Përbërësit:
- 450 gr miell gruri
- 250 ml kos natyral
- 80 gr djathë i bardhë (i thërrmuar)
- 2 vezë të mëdha
- 120 ml qumësht
- 1 lugë çaji sodë buke
- 30 ml vaj ulliri
- 30 ml vaj luledielli
- 40 gr gjalpë
- Kripë
Përgatitja:
Shtojmë të gjithë përbërësit në një enë, i përziejmë dhe krijojmë një masë brumi. E vendosim në një tavë për ta pjekur në furrë të parangrohur në temperaturën 180 °C për 35-40 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të ngjitet lehtë thika në mes.
Komento
Komente
