Kulaç me ullinj dhe djathë
Përbërësit:
- 5 gota miell
- 4 gota ujë
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë kafeje sodë
- ½ gotë vaj ulliri
- 1 lugë çaji rigon i thatë
- 100 gr djathë i bardhë
- Ullinj pa bërthamë
- Disa feta domate (opsionale)
- Fara susami
Përgatitja:
Presim ullinjtë në rrathë të vegjël. Sitim miellin, shtojmë pak sodë, bëjmë një gropë në mes dhe shtojmë gradualisht ujin, duke e përzier derisa të formohet një masë kremoze. Shtojmë kripën, vajin e ullirit, rigonin dhe e përziejmë mirë. Shtrijmë brumin në një tavë të lyer me vaj, trashësia rreth dy gishta. E lëmë në temperaturë ambienti që të vijë, më pas shtojmë sipër domatet dhe ullinjtë. E spërkatim me susam dhe e mbulojmë me letër pjekjeje. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për 15 minuta. Heqim letrën dhe vazhdojmë pjekjen derisa kulaçi të marrë një ngjyrë të artë.
Komente
