Receta

Kulaç rëre i ëmbël nga zonja Albana

21 Korrik, 11:28| Përditesimi: 21 Korrik, 11:29

  • Share

Kulaç rëre i ëmbël

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • 1 gotë sheqer
  • 4 kokrra vezë
  • 4 lugë gjelle arra të shtypura
  • Pak sodë
  • Pak ujë

Përgatitja:

Në një enë të madhe, hapim miellin në formë rrethore, duke krijuar një gropë në mes ku shtojmë vajin, sheqerin, vezët, arrat e shtypura dhe pak sodë. Fillojmë përzierjen me dorë ose me lugë druri, duke shtuar pak ujë sa të lidhet masa. E punojmë mirë derisa të formohet një brumë i butë dhe me strukturë që përngjan me rërën, pra që nuk është elastik si buka, por më i thërrmueshëm. Brumin e ndajmë në forma të vogla (kulaçë individualë) ose mund të shtrihet në një tepsi si një tavë e vetme. E vendosim kulaçin të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për 20–25 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë

Këshilla nga Albana: Mund të shtoni pak vanilje ose lëkurë limoni për aromë më të freskët. Arrat mund të zëvendësohen ose përzihen me bajame ose lajthi.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?