Receta

Kulaçi i Ditës së Verës nga zonja Albana

14 Mars, 12:12| Përditesimi: 14 Mars, 12:13

  • Share

Kulaçi i Ditës së Verës

Përbërësit:

  • 500 gr miell misri (ose përzierje misri & gruri)
  • 150 gr sheqer
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 100 ml vaj ulliri ose gjalpë i shkrirë
  • 200 ml kos ose qumësht
  • Lëkura e një portokalli ose limoni
  • Një majë kripë
  • Pak vanilje / kanellë për aromë
  • Arra ose fara susami për sipërfaqen

Përgatitja:

Në një enë të madhe përziejmë miellin me sodën e bukës dhe sheqerin. Shtojmë kripën, vaniljen, lëkurën e portokallit dhe kanellën. Përziejmë vajin ose gjalpin e shkrirë me kosin dhe e shtojmë gradualisht tek përbërësit e thatë. I përziejmë mirë derisa të formohet një brumë i trashë dhe i njëtrajtshëm. Hedhim brumin në një tavë të lyer me pak vaj ose të mbuluar me letër pjekjeje. Sipas dëshirës mund t'a spërkatim sipër me fara susami ose arra të copëtuara. E vendosim kulaçin të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30-40 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë. E lëmë të ftohet pak, më pas e presim dhe e shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    17 vite nga masakra e Gërdecit, a do ketë drejtësi?