Kuleba: NATO nuk duhet të na mbajë në harresë

12 Korrik 2023, 08:24| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 08:33

  • Share

1689143360_kuleba.jpg

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në një intervistë për Televizionin Bloomberg tha se NATO nuk duhet ta mbajë situatën dhe Ukrainën në harresë pë anëtarësimin e saj.

"NATO nuk duhet ta mbajë të gjithë situatën dhe Ukrainën në harresë kur bëhet fjalë për anëtarësimin", tha Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në një intervistë për Televizionin Bloomberg.

Komenti i tij vjen pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në fund të ditës së parë të samitit të Vilniusit se NATO do t'i japë një ftesë Ukrainës për t'u bashkuar në NATO kur aleatët të bien dakord dhe "kushtet do të përmbushen" dhe zhgënjimin e Zelensky i cili tha:

“Është e paprecedentë dhe absurde kur nuk përcaktohet afati kohor as për ftesën dhe as për anëtarësimin e Ukrainës. Duket se nuk ka gatishmëri as për të ftuar Ukrainën në NATO dhe as për ta bërë atë anëtare të aleancës”.

Kuleba theksoi gjithashtu se të gjitha kushtet ishin tashmë atje që Ukraina të merrte një ftesë zyrtare nga aleatët e NATO-s gjatë samitit të Vilnius.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Do të reagojmë ndaj dërgimit të bombave thërrmuese! Putin do të vizitojë Kinën


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?