Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u takua me homologun e tij spanjoll, Jose Manuel Albares, përpara fillimit të Këshillit të Jashtëm informal në Toledo, Spanjë.
"Hapja e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE në vitin 2023 është një prioritet absolut. Ukraina po ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm, po ashtu edhe BE", tha Kuleba.
Ai gjithashtu nënvizoi se në takim ata diskutuan edhe për zgjerimin e ndihmës ushtarake të Spanjës në Ukrainë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Droni që synonte Moskën u rrëzua! Xi mund të humbasë G20 në Indi! Turqi: OKB po përgatit propozime për rifillimin e marrëveshjes së grurit
S.S/ReportTv.al