Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se vendi i tij "nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të fitonte këtë luftë", pasi ai përjashtoi lëshimet e mundshme ndaj Rusisë që mund të çonin në një armëpushim.
Duke folur për kanalin amerikan të lajmeve Bloomberg, Kuleba e përshkroi krizën në vazhdim si "një luftë për ekzistencën tonë" dhe tha se ishte e rëndësishme që Ukraina të ndalonte forcat ruse tani.
“Ndani fitoren me ne për hir të botës, sepse kjo nuk është vetëm lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ky është një kërcënim që Rusia paraqet për të gjithë botën. Duhet t’i ndalojmë këtu në mënyrë që të tjerët të mos vuajnë aq shumë sa ne”, tha ai.
"Kjo është një luftë për ekzistencën tonë, sepse Presidenti Putin nuk e njeh identitetin tonë, ai nuk njeh të drejtën e shtetit ukrainas për të ekzistuar", tha Kuleba kur u pyet per opsionet strategjike që kishte Ukraina.
"Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë se nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta fitojmë këtë luftë, sepse është një luftë për ekzistencën tonë”, tha ai.
Kuleba tha se fitimi i luftës do të nënkuptonte rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarë.
Ministri i Jashtëm ukrainas përjashtoi lëshimet e mundshme ndaj Rusisë që mund të çojnë në një armëpushim në luftë.
"Kjo është një luftë e paprovokuar. As Ukraina, as Evropa, as NATO, as SHBA nuk e provokuan Putinin të bëjë atë që po bën dhe prandaj ai duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë për këtë", tha ai.
Lajmi kryesor:
Nis evakuimi me autobus i ushtarëve nga fabrika e çelikut, regjimenti Azov: Po zbatojmë urdhrin! Putin: Ne do t'i përgjigjemi zgjerimit të NATO-s
E.K/ReportTv.al