Lulzim Basha

Kulla ‘Mali i Tiranës’, Basha: Qeveria interesa multi-milionëshe me ‘non gratat’

13 Gusht 2023, 16:01| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 16:03

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me ndërtimin e godinës 65 katëshe pas Teatrit të Operës dhe Baletit e quajtur “Mali i Tiranës”.

Në Facebook, Basha shkruan se Rama dhe Veliaj nuk e fshehin dot bashkëpunimin me Sali Berishën as pas hartimeve gjasme të inatosura që i postojnë njëri-tjetrit në FB.

"Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk e fshehin dot bashkëpunimin e dukshëm dhe të padukshëm me Sali Berishën. Kullat dhe përfitimet nga qeveria nuk mund të fshihen as pas betonierave anonime dhe as pas hartimeve gjasme të inatosura që i postojnë njëri-tjetrit në FB. 

Shqiptarët e kanë të qartë se pas fasadës së "betejës" sa për sy e faqe të qeverisë me nongratat, qëndrojnë interesa multi-milonëshe që kanë joshur dhe ushqyer llumin e hedhur gjithë këto kohë ndaj Partisë Demokratike. Ne jemi po ashtu të qartë e të vendosur në qëndresën tonë të pakompromistë ndaj tentakulave të krimit në qeverisje dhe korrupsionit e arrogancës në kurriz të qytetarëve.

Për inceneratorët e qeveritarëve dhe kullat e bashkëpunimit me nongratat si dhe për çdo akt tjetër korruptiv, ne inkurajojmë SPAK të hetojë dhe të nxjerrë përpara drejtësisë çdokënd që ka përgjegjësi për zhvatjen që po i bëhet shqiptarëve., shkruan Basha.

Projekti “Mount of Tirana” do të ndërtohet nga  “Nova Construction 2012” e cila rezulton me pronar 91% të aksioneve Ilir Shtufin dhe 9 % Kujtim Shtufin, ndërsa do të zbatohet nga studio daneze e arkitekturës  “Cebra”, që u shpall fituese mes 5 kompanish në garë më 1 tetor 2022. 

Vetë Berisha dje bëri një deklaratë të ngjashme me atë të Shkëlqim Berishës dhe deklaroi se PD-së nuk i dikton dot kush agjendën asaj, përveçse vet, sikundër nuk kërkon t’u diktojë të tjerëve.

“Mali i Tiranës ka ndarë në tre qëndrimet. Një palë që ishte pro ndërtimit që në momentin që qeveria e miratoi projektin. Një palë që është përfshirë në debat e thotë se pas projektit ka lidhje të fshehta të njerëzve të foltores që sipas tyre janë blerë nga qeveria dhe prandaj po heshtin. Ndërsa në grupimin e tretë janë ata që supozohet se janë blerë e deri më tani nuk kanë bërë asnjë hap serioz distancimin e tyre dhe miratojnë në heshtje kullën.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?