Sali Berisha

Kulla nuk është çështja

21 Shtator 2023, 11:44| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 11:54

  • Share

Ngritja e kullës i vë njerëzit përballë një vëzhgimi të dyanshëm. Njëri që mund të konsiderohet negativ ka të bëjë me faktin që kulla do të ngrihet dhe po financohet nga ata që dyshohet se fiancuan një lëvizje politike që fliste për drejtësi dhe ndershëmri.

Tjetri që mund të konsiderohet pozitiv ka të bëjë me faktin që ky zbulim trondit themelet mbi njohjen tonë të vlerave fizike dhe sidomos metafizike të lëvzijes politike Foltorja e cila është përbetuar prej dy vjetësh për ndershmëri dhe luftë ndaj qeverisë dhe korrupsionit.

Në një farë mënyre kemi të bëjmë me një “jo dramë” të ngritjes së kullës në një lulishte me dramën e zbulimit se kjo kullë është e njerëzve që ‘luftuan” gjasme egërsisht për drejtësi dhe kundër qeverisë në këto dy vite. Në këtë kuptim kulla përfaqëson një ndërveprim mes pretendimit të vlerës së përjetshme të virtutit që “bartet” nga lëvizja politike dhe dëshmisë së asaj që ndodh se lëvizja ka vetëm vlera të kohshme, të ulëta dhe të rrejshme.

A është kjo diçka që mund ketë kuptim? A mundet një gjë e tillë të jetë e mendueshme nga mendja njerëzore pas një lufte dy vjeçare të paepur kundër korrupsionit dhe kundër qeverisë, kundër atyre që medemek ishin tradhëtarë dhe donin kulla edhe në oborre partie?

Tani ajo që u shfaq pak kohë më parë me lajmin e ndërtimit të kullës po bëhet dëshmi, po bëhet pjesë e brendësuar e njohjes së shumëkujt.

Koncepti mbi lidhjen e pandashme të lëvizjes politike me kullën, ideja mbi lidhjen e pandashme të luftës së pretenduar të virtutit të pretenduar me finacuesit dhe vlerat e fitimit material në një marrëdhënie të dyshimtë janë duke u përftuar pandalur nga të treguarit. Koncepti si në narrativat e tesksteve të shenjta merr jetë përmes të treguarit. Tani janë treguar të gjitha, tani të gjithë po dëshmojnë.

Të treguarit si në narrativat e teksteve të vjetra është një shenjë e njohjes. Kështu që po bëhet e qartë se pas realitetit të kohshëm që nuk ka bëjë fare me virtutin të kullës ka një relitet politik edhe më pak të lidhur me virtutin. Ne nje fare menyre kulla nuk është çështja, ajo është dëshmia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?