Politikë

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

24 Dhjetor 2024, 18:11| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 18:41

  • Share

 

Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor, Edvin Kulluri ironizoi deputetin demokrat Saimir Korreshin në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv. Me mbylljen e listave me 1/3 të tretën, Kulluri tha me ironi se nëse Korreshi do që të bëhet deputet, do duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës.

“Që Korreshi të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit, o Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do. Mbyllja e listave është të godasësh sovranitetin popullor. Kriza që ka nisur në 2008 sot mori një noterizim që nuk duhej ta merrte pas kaq shumë vitesh që në e kemi ekspozuar krizën”, tha Kulluri në Report Tv. 

Kulluri e cilësoi mbylljen e listave si një goditje të rëndë ndaj sovranitetit popullor.


Lajmi kryesor:

Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?