Kulluri: Berisha po bën zgjedhjet në degë pa pjesëmarrje! Klosi: Luftë SHBA-së për paratë e familjes! Shabani: Mesazhi i Eskobar, për të 'dëshpëruarit' që i shkojnë atij nga pas

14 Prill 2022, 21:47| Përditesimi: 14 Prill 2022, 23:34

  • Share

TIRANË- Gara për krerët e PD-së në rrethe, për Edvin Kullurin është një tregues i qartë që Sali Berisha është i bindur se ai nuk e ka shumicën në parti. Në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga, Kulluri, i cili ka shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e demokratëve, tha se nëse Berisha do të ishte i sigurt nuk do të nxitonte, siç ka bërë deri më tani.   

"Nëse Berisha do ndiheshe i sigurt që do ishte shumicë, nuk do nxitonte të bënte zgjedhjet, nuk ka siguri, 4 palë zgjedhje të humbura, nuk është vetëm Basha, por edhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit", tha Kulluri.

Në të njëjtën linjë të mendimit ka qenë edhe përfaqësuesi i 'Bindjes Demokratike', Fabian Topollaj, i cili tha se Berishës i duhet partia në betejën e tij kundrejt SHBA-së. Ai thekson se Berisha nuk e ka në objektivin e tij rikthimin e PD-së në pushtet.

"Berishës i duhet PD kaq sa është dhe si është, qëllimi i Berishës nuk është pushteti, atij i duhet marrja e PD dhe ai e ka marrë", tha Topollaj.

Aksionin politik që ish-kryeministri ka ndërmarrë pas shpalljen 'Non Grata', ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi e argumenton se është "ëndrra" e Berishës që të bëhet hero kombëtar, por është një gabim. Madje, ai shkon edhe më tej, duke thënë se e gjithë këtë "luftë me Amerikën", po e bën për pasurinë e familjes së tij.

"Ka pasur ëndrra të mëdha për të mbetur hero kombëtar, solli demokracinë, rrëzoi sistemin, përralla, janë por për aq kohë sa i beson populli, pastaj ai ka familjen, ka djalin, vajzën me shumë para, e bëri për të treguar që Amerika kanë gabuar", tha Klosi.

Mirëpo, Endri Shabani, nga 'Nisma Thurje', tha se Berisha nxitet nga demokratët që i shkojnë pas "si të verbër", dhe sipas tij pikërisht për "këta që i shkojnë nga pas", ka qenë edhe mesazhi i dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.

"Kurajo e Berishës buron nga dëshpërimi i atyre që i shkojnë nga pas, politikan që nuk duan të ikin nga pushteti është normale, po në vendet e tjera presioni është i madh, sa ikën vet. Berisha ka ndërtuar një bunker, këta kanë qëllim vetëm të pasurojnë veten e vet, ai thotë unë kam çetën time, do luftoj te bunkeri dhe do luftoj deri në momentin e fundit, problemi nuk është me Berishën që ka marrë çiften, problemi është i këtyre tjerëve që vriten te bunkeri i Berishës dhe PD po komunikon pikërisht me këta, edhe Berisha dhe Basha kanë humbur, këta do e lënë Ramën edhe 4 vite të tjera dhe ata gëzohen se mori bunkerin", tha Shabani.

Sot, Eskobar në një intervistë për mediat greke, duke u ndalur te situata në PD,  tha se demokratët, por edhe populli shqiptar duhet të refuzojnë të shkuarën (referuar Berishës), në mënyrë që të mos rikthehen “ditët e këqija”. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trrnakop Kacuja: 15/04/2022 04:01

    Influenca e Berishes u pa ne 11 Dhjetor 2021 kur mbushi sradiumin Air Albania gati plot e perplot kurse Basha ne 18 Dhjetor nuk arriti ta mbushe sallen e Pallatit te Kongreseve por deklaronte se ne salle ishin mbi 10000 vete kur kapaciteti i salles eshte 2500 veta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?