Partitë e reja janë shpresa e shqiptarëve dhe ndryshimit të sistemit të mbajtur peng nga dyshja Rama-Berisha prej tre dekadash.
Pavarësisht se në formacione dhe koalicione të ndara, thirrja e tyre për shqiptarët është që të votohet një prej këtyre forcave, me qëllimin e vetëm të ndryshimit të gjerave në Shqipëri, pasi në të kundërtën do të ketë depresion popullor, pasi mbeturinat e komunizmit do vijojnë ta mbajnë peng këtë sistem.
Ky është mendimi që ndanë në panelin e ‘Studio Live’ të moderatorit Arbër Hitaj, në Report Tv, të ftuarit Endri Shabani, i “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe Edvin Kulluri, i “Djathtas për Zhvillim”.
Kulluri theksoi se “duhen larguar këto mbeturina komuniste” që punojnë me njëra-tjetrën për interesa të caktuara, duke e zhytur vendin në korrupsion. Kurse Shabani theksoi se Rama dhe Berisha janë e ‘njëjta letër bixhozi’.
Madje të dy vunë në dukje se në vend ka aq paradokse, sa një biznesmen afër PD-së dhe një këshilltar bashkiak i opozitës grabisin pronat e banorëve në Shkodër, pasi forca në pushtet u hap rrugën, pasi ndajnë pronat me ta dhe janë pronarë të gjysmave të kullave në Tiranë, edhe pse në opozitë.
Shabani tha se partitë e vogla do jenë të gjitha në parlamentin e ardhshëm, kurse Kulluri parashikoi 6-9 mandate.
“Deri në datën 10 prill, kur nis fushata, po kontaktojmë dhe organizojmë strukturat. Jemi në fund të një cikli politik që ka nisur në vitin 1990 dhe që i ka ardhur fundi, ka ardhur koha për ndryshim, për të rinjtë. Kemi dy kontekste, nga njëra anë gjërat nuk ndryshojnë, rrinë përsëri forcat që janë prej 1990 dhe versioni i dytë me të rinjtë, me figura të reja në parlament. Më 12 maj populli shqiptar mund të kalojë në depresion nëse shohin se dyshja Rama Berisha janë përsëri në pushtet, të rinjtë do zhgënjehen, rinia do largohet edhe më shumë. Nëse vota do e ndryshojë sistemin, atëherë do të ketë edhe optimizëm dhe Shqipëria do bëhet. Ata janë e njëjta letër bixhozi, sipër dhe poshtë, me dy anë. Ne do jemi në Parlament, jam i bindur se të gjitha forcat e reja do jenë në Parlament. Do bashkohemi për nismën në interes të qytetarëve shqiptarë, konkurrencën nuk e kam me LZHK, Djathtas 1912 apo të tjerat. Betejën e kemi me forcat e mëdha, me Ramën dhe Berishën”, shprehet Shabani për Report Tv.
Kulluri shprehu optimizëm se shqiptarët do votonin forcat e reja, për ta ndryshuar këtë sistem të vjetër, pasi kjo qeveri nuk ka se çfarë t’i japë më vendit, kurse opozita e ka mendjen tek përfitimet personale. Kurse për ‘dissing’ mes Ramës, Bashës dhe Berishës me video-postime virtuale, përfaqësuesi i “Djathtas 1912” tha se ‘po silleshin si pjeshka’.
“Këto zgjedhje do kenë një opozitë serioze, pasi ajo që duhet ta kishte luajtur këtë rol, është prishur si balancë nga PD-ja, ndaj edhe ne dolëm më vete dhe hymë në koalicion me LZHK-në që është me të njëjtat principe me Djathtas 1912. Vota për partitë e reja përfaqëson optimizëm, për ndryshim të madh. Këtu duhen mundur të dyja partitë e mëdha, të çlirohet tregu nga oligarkia që i ka marrë frymën vendit, me reformat dramatike, kodi zgjedhor i njëanshëm dhe të tjera. Po kështu ekonomia, pastrimi i parave, tregu, konkurrenca e pandershme, krimi dhe korrupsioni. Këto janë zgjedhje për të rrëzuar Ramën dhe Berishën, dy forcat e mëdha dhe sistemin e tyre. Partitë e reja marrin 6-9 deputetë, teksa kemi 20% të pavendosur. Kjo qeveri pas 12 vitesh nuk ka çfarë bën më. Këta po sillen si pjeshka, se kjo nuk është përgjegjësi para qytetarëve, ky është pjeshkërim i Ramës, Bashës dhe Berishës dhe ata le ta vazhdojnë pjeshkërimin”, tha Kulluri.
Në lidhje me listat e hapura dhe të mbyllura, si dhe akuzat e partive të mëdha dhe kryeministrit Rama se partitë e vogla po fusin familjarët e tyre, Shabani dhe Kulluri i kontestuan fuqishëm si sulme të qëllimta.
"Ata në detyruan me forcë për listat e mbyllura, kurse ne i refuzuam po me forcë këto lista. Kurse ata përpiqen për të na sulmuar dhe akuzuar se po fusim familjarët sepse nuk u besojmë të tjerëve", shprehet Shabani.
Kurse Kulluri nënvizoi:
"A ka gjë më të ndershme sesa kjo, që të refuzosh listat e mbyllura dhe të bësh garë të barabartë me lista të hapura".
Opozita shqiptare ka humbur substancën e saj dhe misionin dhe një nga ngjarjet që e përforcojnë këtë konstatim është ngjarja e fundit në Baks të Shkodrës, ku biznesmeni afër PD-së dhe këshilltari bashkiak i PL-së në opozitë, bashkëpunojnë për grabitjen e pronave të banorëve, për investimet e tyre.
Kështu shprehen Endri Shabani dhe Edvin Kulluri, të ftuar sot në ‘Studio Live’ të Report Tv.
Duke shfaqur diskursin e tyre politik në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, episodi i fundit sipas tyre, ëhstë një paradoks që shoqëron vendin prej tre dekadash, ku dy forcat e mëdha i shërbejnë njëra-tjetrës dhe ku sistemi mban peng vendin, pasi pushteti mban me benefite opozitën.
Kulluri vuri në dukje se opozita është pronare e gjysmave të kullave në Tiranë dhe nuk mund të quhet më e tillë apo të përfaqësojë shqiptarët. Shabani e denoncoi atë që po ndodhte në Shkodër.
“Ata të dy janë pleq (Rama-Berisha) dhe kanë nevojë për paterica. Sa herë njerëzit dalin kundër Ramës e qeverisë, ai nxjerr gogolin, pasi del gogoli, njerëzit ikin në shtëpi. E keni parë çfarë po ndodh në Shkodër, një biznesmen i djathtë me një këshilltar të PL-së po grabisin tokat e banorëve atje në Baks. Pra paskemi një opozitë që po grabit pronat, sepse këtu këta punojnë dhe vjedhin bashkë, pavarësisht përkatësisë. Pra e a kuptoni, biznesmeni pranë PD-së po u merr tokat të tjerëve, me ndihmën e një këshilltari bashkiak po të opozitës”, u shpreh përfaqësuesi i “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Kulluri i quajti dy forcat e mëdha si “mbeturina të komunizmit dhe komunistë të rëndomtë” që bashkëpunojnë për përfitime personale.
“Komunistë të rëndomtë dhe mbeturina të komunizmit. Këtyre u ka ngordhur kali i betejës. Këtu duket se forca në pushtet mban me kocka këta të tjerët, u hedh nga një kockë, të hanë edhe këta një pjesë. Ky është sistemi i ndërtuar, ndaj duhen partitë e vogla. Cave u mohohet prona, të tjerëve u grabitet ajo pronë. Kurse këta vetë janë pronarë të gjysmave të kullave në Tiranë dhe vend. Dhe ça bën pala tjetër? Kyç gojën, bën sikur ‘lan gojën’, siç ndodhi me protestën e TikTok, një grup i vogël të rinjsh gjoja sikur protestuan. Sepse këta janë bashkë”, nënvizon mes të tjerash një nga themeluesit e ‘Djathtas 1912’.
I pyetur për fushatën elektorale të PD-së dhe kontratën me konsulentin amerikan Chris LaCivita, Kulluri e komentoi me një ironi:
“Unë do thoja se nëse ChrisLacivita e bën Flamur Nokën si zv/presidenti JD Vance në SHBA, atëherë këta (PD) i fitojnë zgjedhjet. Jo se s’ka pasur opozitë, por nuk ka garë. Ka opozitë, por nuk ka substancë”.
Komente

O Shabano po ti kelyshi i saliut je se nga pd ke dale edhe vjet po te njejten retorike perdere more ne partine tende dhe vajzen e Azemit qe te te ndihmonte dhe çfar fitove ? O milet mbeshtillni mendjen e kokes keta duan nje karige ne parlament .A e mendoni qe keta mundet te na aderojne ne BE ? Shikoni si diskutojne , shabe je mac e spathi bashke me pd .
Përgjigju