Edvin Kulluri, sot në studion e Report TV

Politikë

Kulluri: S’pranojmë koalicion me Berishën kryeministër dhe me një njeri që lë fëmijët trashëgimtarë të PD! Me Bashën u puth, pastaj armik! Saliu ka talent për mashtrim

5 Mars, 18:44
  • Share

1741196059_kulluri.jpg

“Ne nuk e pranojmë zotin Berisha si kandidat për kryeministër, ky ka qenë një nga kriteret tona, përveç listave të hapura, linjës perëndimore dhe mbështetjes së drejtësisë. Jemi kundër parlamentit të kryetarëve të partive, të kryetarëve të pozitës dhe opozitës, jemi për listat e hapura dhe për parlament të qytetarëve”.

Kështu u shpreh Edvin Kulluri, një nga themeluesit e ‘Djathtas 1912” sot në ‘Studio Live’, në Report TV.

Ai gjithashtu u shpreh se nuk mund të bashkëpunohet me një parti që ka model trashëgimin e partisë nga kryetari te një nga fëmijët e tij, duke iu referuar disa zërave të fortë se Berisha mund t’ia lërë partinë vajzës së tij, Argita Berisha. Gjithashtu mohoi bashkëpunimin edhe me PS pas zgjedhjeve.

“Filtrimi i kandidaturave është bërë, nuk do jenë pjesë njerëz të lidhur me krimin, korrupsionin dhe çështje të tjera të figurës. Me PS do kemi zero bashkëpunim pas zgjedhjeve, koalicion vetëm me partitë që kanë 3 kritere, mbështetja për SPAK, linja perëndimore dhe listat e hapura. Nëse PD heq dorë nga këto kritere dhe Berisha ka probleme me drejtësi, në nuk do jepi pjesë e saj, koherent nga fillimi deri në fund”, tha ai.

Më tej kritikoi linjën humbëse të partisë në 7 zgjedhje radhazi dhe mosmbajtjes së përgjegjësive.

“PD vjen pas 7 humbjeve dhe nuk ka asnjë reflektim për ato humbje. Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për humbjet, madje ka humbur të gjitha bastionet e saj pothuajse në veri, përveç Hasit. PS dhe PD kanë rënë të dyja në elektorat. PD-së i kanë rënë maskat dhe hipokrizia, Berisha në korrik 2021 u puth me Bashën, askush nuk i kërkoi llogari për humbjen, pastaj u bë armik. Një parti ku diskutohet se pasardhësi i partisë do jetë një nga fëmijët e Sali Berishës, kjo i jep fund debatit. Por zoti Berisha ka talent për mashtrim dhe bravo i qoftë kur gjen njerëz që i gënjen. PD parti personale për t’ia trashëguar fëmijëve. Drejtuesit e qarqeve të PD-së janë humbës serialë”, u shpreh Kulluri.

Andi Mustafaj, përfaqësues i PD, tha ndër të tjera se ka garë të fortë e të rreptë për listat e sigurta, pasi është dëshirë njerëzore, teksa nënvizoi se PD synon 70 plus 1 mandate. 

“Listat e mbyllura dhe të sigurta dëshirë njerëzore, gara është e ashpër dhe e hapur. Synojmë 70 plus 1 mandate, të fitojmë shumicën dhe qeverinë. Ne jemi parti fryme, me pasion dhe të paparashikueshëm. Kemi dinamikë pozitive”, u shpreh ai.

Gazetari Poli Hoxha barazpeshoi dy partitë e mëdha me problemet e tyre. Në njërin krah tha se PS ka rënie elektorale dhe Rama është i shqetësuar, kurse në krahun tjetër është vetëm Berisha, me problemet e tij me drejtësinë dhe ‘non gratan’.

“Fushata e PD është e fokusuar vetëm te Berisha. Rama ka rënie të ndjeshme, nuk është më aq i sigurt dhe lëvizjet e fundit e tregojnë. PD do që të vijë në pushtet, por refuzon votimin elektronik. Duan komisionerët për numërimin e votave, sepse kanë probleme në vetvete. Mazhoranca ka probleme me drejtësinë, Berisha problemet e tij, ndaj ata edhe sot e kësaj dite kërkojnë që vota të numërohet me komisionerë partie”, theksoi ai.


Lajmi kryesor:

Kulluri: PD pronë e Berishës, Basha le të bëjë luftë imagjinare për vulën! Hoxha: Koalicion qesharak e hipokrit, vagonët e trenit të Saliut, me ‘dysheme të çara’


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?