Kemal Kilinçaroglu

Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta

1 Prill 2023, 22:50| Përditesimi: 1 Prill 2023, 22:57

  • Share

Turqia është në ethet zgjedhore për fushatën elektorale presidenciale ku Erdogan shfaqet më i dobët në sondazhe kundrejt rivalit të tij Kemal Kilinçaroglu i cili ka ngjallur komente me paraqitjen e tij të fundit. 

Ai u shfaq në një foto teksa shkelte ‘qilimin e lutjes’ me këpucët e tij. Ky rast nuk është lënë pa u komentuar nga partia në pushtet që e akuzoi liderin e opozitës për mosrespektim fetar. 

Pas bujës që fotoja e tij bëri në rrjetet sociale në internet, partia e Kilinsaroglou, lëshoi një deklaratë duke thënë se presidenti nuk e pa tapetin, për shkak të tensionit dhe nxitimit të personave që donin të bënin foto me të. 

Vetë Kilinçaroglou kërkoi falje në një postim në rrjetet sociale, shprehu keqardhjen për ngjarjen, theksoi se nuk e kishte parë qilimin e lutjes dhe e bëri të qartë se nuk donte të ofendonte askënd e aq më pak kombin e tij.

Sipas mediave turke, lideri i opozitës mbizotëron në sondazhe përballë Erdogan, i cili ka humbur shumë mbështetje nga qytetarët pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë duke shkaktuar mbi 50 mijë viktima. 

Fotoja ku lideri i opozitës shkel me këpucë mbi qilimin e lutjes
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?