Kulmi i sezonit turistik, shtëpitë muzeale në Berat në restaurim, pjesë e projektit, lagjet Mangalem, Kala e Goricë

4 Gusht 2022, 16:26| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 16:33

  • Share

Impresionuese për çdo vizitor vendas e të huaj, qindra shtëpi e lagje muzeale në qytetin historik të një mbi një dritareve, në Berat po i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë. Nga rrugicat me kalldrëm e deri të muret e kalasë të ansamblit muzeal, “Mangalem” dhe “Kala” janë ndër lagjet kryesore të qytetit që po i nënshtrohen projektit restaurues në kulmin e sezonit turistik.

“Këtë vit jemi fokusuar më shumë në implementimin e projektit në lagjen Mangalem me infrastrukturën, rrjetin elektrik dhe restaurimin e porta dritare dhe fasadave. Në kemi bërë investime dhe në lagjen ‘13 shtatori’, investim që  financohet nga Banka Botërore, një fond që përfshin projektet e mëdha në drejtim të infrastrukturës edhe punime në lagjet muzeale”, shprehet Kallfani.

Për drejtorin e Monumenteve të Kulturës, Eugen Kallfani punimet e ndërprera përkohësisht në lagjen muzeale “Goricë” duhet të rifillojnë sa më shpejt për ta sjellë atë në normalitet.

“Është për tu ardhur keq që në lagjen ‘Goricë’ janë ndërprerë punimet kjo është një lagje e cila plotëson ansamblin muzeal pra, duhet patjetër të rifillojnë punimet atje dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Shoqëria Zbatuese duhet të marrë masa”, shprehet ai.

Pjesë e rijetëzimit të zonës muzeale, janë edhe objektet e rëndësishme që presin t’i nënshtrohën restaurimit, xhamitë e kishat e qytetit historik.

“Aktualisht ne kemi përfunduar restaurimin e Xhamisë së Kuqe ne ndërhymë për ta sjellë në normalitet këtë monument. Por priten restaurime dhe të kishës Shën Kollit , kishës së ‘Konstandini dhe Helenës’. Po punohet me ritme të larta  në lagjen muzeale “Magalem” pavarësisht numrit të madh turistëve”, thotw Kallfani.

Financuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillim dhe Banka Botërore, pjesë e zbatimit të projektit rehabilitues nga Drejtoria e Monumenteve të Kulturës, në Berat janë në total 10 objekte që pritet t’i nënshtrohen rijetëzimit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?