Kronikë

Kultivim droge, përndjekje, vjedhje të energjisë dhe drejtim mjeti pa patentë, shtatë të arrestuar në Tiranë

24 Qershor 2020, 14:32| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 14:33

  • Share

Në 24 orët e fundit, policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona për vepra të ndryshme penale, ndërsa njëri prej tyre ishte në kërkim.

Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se në pranga u vu një 31-vjeçar me akuzën e "Kultivimit të bimëve narkotike", ndërsa një 36-vjeçar me iniciale A. K., 36 vjeç, u arrestuar për veprën penale “Përndjekja”. Ndërkohë një 43-vjeçar me iniciale I.H, i shpallur në kërkim u arrestua pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Sakaq, policia thotë se 3 persona të tjerë u arrestuan për drejtim mjeti pa patentë dhe në gjendje të dehur. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?