Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa e cilëson shqetësim kultivimin e opiumit në vendin tonë pasi sot u zbuluan 70 bimë të mbjella në një fshat të Vlorës. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti tha se 1 kg opium i tharë kushton 187 dollarë.
Sipas tij, autoritetet duhet të shqetësohen dhe të veprojnë për të mësuar ku është marrë fara dhe kush e ka kultivuar.
“Opiumi është quajtur ndryshe lulekuqe. Forma dhe aroma që ka është për të përcaktuar llojin e lëndës narkotike. Opiumi i tharë 187 dollarë /kg. Shqipëria duhet të jetë e shqetësuar nga cdo lloj kultivimi i lëndëve narkotike. Shqipëria ka vite që është futur në tregun e lëndëve narkotike. Hashashi ka qenë ndër lëndët që Shqipëria ka shkëmbyer në tregje”, tha Softa.
Ndonëse është zbuluar vetëm rasti i parë, Softa u shpreh se opiumi mund të gjendet edhe në ambiente të brendshme si banesa apo laboratore pasi rritet me të njëjtat kushte si kanabisi.
“Opiumi kërkon temperatura të larta njësoj si hashashi. Ajo që krijon rritjen e saj janë shërbimet e bimës dhe temperaturat që mund të vijnë përmes llambave. Duke qenë se dimri ka qenë i lagësht me shira e papërshtatshmëri, mundësia e ambienteve të stimuluara mund të jetë më shumë”, tha Softa.
Ndër të tjera, eksperti tha se opiumi mund të përdoret për nevoja mjekësore apo relaks ndërsa efektet që zgjasin nga 2-7 orë krijojnë një lloj varësie që kërkon rritjen e dozës.
Farat e opiumit mund te perdoren si qetesues,por dhe ne ushqim.Po te hash ato buket qe kane fara te zeza lulekuqeje siper dhe te besh nje test droge,del pozitiv.Tek ne e shesin dhe si lule dekorative ne vazo,por ai qe shitet tek ne vjen nga Australia dhe lulet kane ngjyre piperi ne portokalli,jo te kuqe si ato te Shqiperise.
Përgjigju