Kronikë

Kultivimi i shalqinit, e vetmja mundësi të ardhurash për banorët e Imshtës

5 Korrik 2019, 16:57| Përditesimi: 5 Korrik 2019, 17:11

  • Share

Kultivimi i shalqinit përbën të ardhurat kryesore për fermerët e zonës së Bubullimës dhe kryesisht të Imshtës në Lushnje. Pozicioni gjeografik i tokave buzë lumit Seman bën që prodhimtaria të jetë e lartë dhe cilësore.

Pas përfundimit të tregtimit të kësaj kulture në zonën  e Divjakes, prej disa ditësh tregu kryesor i shalqinit është përqendruar në Imshtë. Fermerët shprehen se nga kjo kulturë ata mbajnë familjaren, pasi është e vetmja mundësi punësimi për ta dhe familjarët e tyre.

"Këtu tek ne cilësia është shumë e mirë dhe çmimi është shumë kënaqur. Ky çmimi që është tani është shumë i mirë për ne. Shpresojmë mos të bie pasi ne harxhojmë shumë na shkon dynymi 400 mijë lekë", shprehet fermeri.

Fermerët thonë se deri më tani ajo që i ka penalizuar në tregtimin e shalqirit ka qenë infrastruktura e dobët, duke bërë që shpesh herë produktet të hidheshin në kanal.

Zona jonë është shumë e njohur për kultivimin e shalqinit, por na ka penalizuar shumë infrastruktura vitet e kaluar që shalqini mos të shitet. Tani ka pas rritje të kërkesave dhe kanë ardhur kamion nga shumë vende të botës për të marr shalqi. 

Në zonën e Imshtës fermerët çdo vit kultivojnë rreth 300 hektarë tokë me shalqi.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • FATMIRI: 05/07/2019 17:15

    ISHALLA JU KALBEN SE BEJN LLOJ LLOJ MARIFETE PLERAT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?