Për fermerin Zija Keshi, e ardhmja mund të ndërtohet edhe në vendin tënd, mjafton të sjellësh risi. Ai u largua nga Italia ku punonte si bojaxhi, për t’u rikthyer në fshatin Majtarë të Dibrës, ku ka ndërtuar biznesin e tij të bimëve medicinale. Aktualisht në tokën e tij ka mbjellë 18 varietete dhe gjithnjë është në testim të produkteve të reja nga e gjithë bota. Aronia dhe goji berry janë dy frutat për të cilat ai është certifikuar në Shqipëri.
“Sipërfaqe toke të kultivuar kemi 3 hektar me kultura të ndryshme. Kam 18 varietete nga e gjithë bota që I kam afruar. Kur dëgjova për aroninë u çudita”, tregon Zijai.
“Edhe mami im thotë:-Aty ku ta ngulësh pemën ti, ka mbaruar ai muhabet”, thotë mes të tjerash.
Për emisionin “Një nga ne”, ky fermer i pazakontë na tregon si është një ditë e tij e zakonshme, por nga ana tjetër ndan disa detaje që nuk ’i keni dëgjuar më parë.
Punën në tokën e tij e nis në orën 9-të të mëngjesit për një arsye të veçantë.
“Para orës 9-të nuk kam pse ta shqetësoj bimën, ajo është në gjumë”, thotë fermeri nga Dibra.
Prej dy vitesh merret dhe me rritjen e bletëve. Po cila është e papritura që u përball teksa tregoi jetën për kamerën e Report Tv?
A përshtaten varietetet e huaja edhe në tokën shqiptare?
Na njeh me llojet e bimëve që ka kultivuar, benefitet e tyre, krijimin e fidanëve, kujdesin që ato kërkojnë. Këshilla dhe informacione për secilën bimë që do i nevojiten çdo fermeri. Cila është bima që shërben për jetëgjatësinë?
Këto dhe shumë të tjera, ndiqini në emisionin e plotë