Altin Morina

Kronikë

Kultivoi kanabis me Durim Bamin/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit të RENEA, Altin Morina do të qëndrojë në burg

24 Korrik, 16:21| Përditesimi: 24 Korrik, 16:23

  • Share

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina, duke lënë në fuqi vendimin për masën e sigurisë “arrest në burg”.

Morina është arrestuar pas operacionit “Revanshi” të SPAK, pasi emri i tij ka dalë pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar “Sky Ecc”.

Altin Morina akuzohet se ka kultivuar kanabis me Durim Bamin, të fortin e Niklës.

Në momentin e arrestimit, Altin Morinës iu gjet edhe një pistoletë pa leje.

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?