Një 28-vjeçar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në aksin rrugor 'Vau i Dejës-Shkodër'.
I riu ishte në kërkim pasi Gjykata e Barcelonës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Pritet ekstradimi i 28-vjeçarit në Spanjë.
Operacioni u kodua 'Operacionalja 45'.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin E. K., 28 vjeç, të lindur në Shkodër.
Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.
Komente
