LEZHË- Dy persona janë vënë në pranga në 24 orët e fundit nga policia e Lezhës, pasi kishin kultivuar kanabis në zonën e Kurbinit.
Gjatë kontrollin në shtëpinë e Ardjan Paja 51 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale kanabis të kultivuar në kubikë.
Në pranga është vënë edhe Erjon Haxhiu 51 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 320 bimë kanabis, të mbjella në tokë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".