Një 55-vjeçar është arrestuar në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”.
55-vjeçari Xhevair Çelo u vu në pranga pasi kishte kultivuar bimë kanabisi në oborrin e banesës së tij.
Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar me djegie.
Në lidhje me operacionin e koduar “Koordinata”, vijojnë kontrollet e policisë për të tjerë persona të përfshirë.
Njotimi i Policisë Gjirokastër:
Kishte kultivuar bimë narkotike, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat, arrestohet 55-vjeçari.
Sekuestrohet me cilësinë e provës materiale, një pjesë e vogël e bimëve. Pjesa tjetër asgjësohet nëpërmjet djegies.
Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, të cilat kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Gjirokastër evidentoi një rast në këtë fushë. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Xh. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar disa bimë narkotike Cannabis Sativa, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat.
Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Komente
