Foto ilustruese

Kultivoi lëndë narkotike, pranga të riut në Mallakastër! I sekuestrohen edhe fishekë luftarak

4 Korrik 2020, 12:15| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 12:18

  • Share

Një 33-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike në fshatin Ninësh në Mallakastër. Në pranga përfundoi i riu me iniciale K.M., të cilit pas kontrollit në banesë iu gjetën edhe një sasi fishekësh luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e municionit luftarak".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?