Dy shtetas janë arrestuar në Sarandë për kultivim të lëndëve narkotike.
Policia ka arritur të evidentojnë këtë veprimtari kriminale të kultivimit të bimëve narkotike gjatë kontrollit masiv të territorit në fshatin Leshnicë, Finiq.
Në pranga janë vënë shtetasit: A. K., 53 vjeç dhe I. Xh, banues të dy në Delvinë.
Këta shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një hapësirë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Koçat”, në fshatin Leshnicë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Komento