Foto ilustruese

Kronikë

Kultivonin bimë narkotike në Zall-Bastar, në pranga 2 persona në kërkim një tjetër! Nis hetimi edhe për kryeplakun e fshatit

23 Shtator 2021, 08:50| Përditesimi: 23 Shtator 2021, 08:53

  • Share

TIRANË- Në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe “goditjen” e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona dhe nisi procedimin për 2 të tjerë, mes tyre edhe për kryeplakun e Mal Vilës.

Pas kontrolleve, policia në vendin e quajtur “Mal Vilës” Zall-Bastar, ka identifikuar një rast të kultivimit të bimëve narkotik, duke arrestuar H. Gj., 26 vjeç, N. Gj., 48 vjeç. Në kërkim është shpallur Xh. Gj., 54, ndërsa hetimi ka nisur edhe për R. Gj, 45 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit” dhe F. K., 51 vjeç, kryeplaku i fshatit Mal Vilës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?