Një person u arrestua dhe një tjetër u shpall në kërkim nga policia ditën e sotme në Tiranë, pasi kultivonin bimë narkotike në fshatin Baldushk dhe e shisnin te blerës të ndryshëm me 700 euro për kilogram.
Policia lokalizoi në Baldushk një 25 vjeçar që e arrestoi dhe në makinë ju gjetën 2 kg e 200 gramë kanabis.
Ndërkohë në banesën e të shpallurit në kërkim policia gjeti një dorezë metalike (përforcues grushti), doreza plastike dhe maska.
Komento