Kronikë

Kultivonin kanabis në pyllin e Krastës, policia vë në pranga 22-vjeçarin dhe heton në gjendje të lirë bashkëpunëtorin

26 Prill, 13:55| Përditesimi: 26 Prill, 14:11

  • Share

Policia e Krujës ka vendosur në pranga ditën e sotme një 22-vjeçar banues në Fushë-Krujë dhe po heton në gjendje të lirë 18-vjeçarin M.B., në kuadër të operacionit policor ‘Krasta’.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të parandalimit dhe goditjes së rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në zonën e mbrojtur të Krastës.

Policia ka sekuestruar fidanë të mbjellë me bimë narkotike, pa bërë të ditur sasinë e tyre.

Nga njoftimi i policisë thuhet se dy personat, si i arrestuari dhe i proceduari në gjendje të lirë, dyshohet se kanë bashkëpunuar për të mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar në Krastë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë operacioni policor i koduar “Krasta”.

Parandalohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të mbrojtur, në Krastë.

Sekuestrohen fidanë të mbjellë me bimë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga 1 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë parandaluar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në kuadër të operacionit “Krasta”, arrestuan shtetasin Sh. A., 22 vjeç, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. B., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.

Këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një hapësirë të pyllëzuar, në fshatin Krastë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve proceduriale, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe automjeti në pronësi të 22-vjeçarit, i cili e përdorte për të shkuar te vendi ku kishte kultivuar fidanë narkotikë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?