Kultivonin kanabis në Zall Herr, zbatohen14 masa sigurie për të arrestuarit (VIDEO)

1 Nëntor 2020, 10:27| Përditesimi: 1 Nëntor 2020, 12:34

  • Share

Pas një hetimi 4 mujor nga policia dhe prokuroria e Tiranës mbi kultivimin e kanabisit në Zall Herr, zbatohen masat e sigurisë për të arrestuarit.

Në pranga janë vendosur 8 persona ndërsa 4 të tjerë janë nën arrest shtëpie. Ndërkohë 2 të tjerë janë vendosur nën masën detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore.

Ekzekutohen 14 masa sigurie.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për disa shtetas që merreshin me kultivimin e bimëve narkotike, kryesisht në zonën e Njësisë Administrative Zallherr, në malin e Gomenit, u referuan materialet në Prokurori, ku u regjistrua dhe procedimi penal.

Pas një hetimi katërmujor, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, finalizoi me sukses operacionin policor “Gomeni".

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, ka caktuar masat e sigurimit për 14 personat nën hetim, konkretisht:               

Masën “Arrest në burg“ për 8 shtetas:

E. H., 28 vjeç, F. H., 21 vjeç, A. H., 27 vjeç, L. H., 32 vjeç, Q. H., 55 vjeç, G. H., 31 vjeç, P. H., 35 vjeç dhe D. H., 45 vjeç.

Masën “Arrest në shtëpi“ për 4 shtetas:

R. A., 38 vjeç, E. V., 43 vjeç, A. T., 28 vjeç dhe A. V., 25 vjeç.

Masën "Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore" për shtetasin F. H., 39 vjeç, si dhe për shtetasin A. H., 38 vjeç, i cili nuk është gjetur në banesë.

Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, gjatë vitit 2020, në zona pyjore afër fshatit Herraj, në malin e Gomenit dhe në zona të tjera të Njësisë Administrative Zallherr, Tiranë, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar në periudha të ndryshme kohore gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Lajm në përditësim...

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?