Foto ilustruese

Kronikë

Kultivonte bimë narkotike, ndalohet 23-vjeçari në Kukës, dyshime edhe mbi 2 vëllezërit e tij, hetohen në gjendje të lirë

22 Gusht 2021, 14:31| Përditesimi: 22 Gusht 2021, 14:33

  • Share

Teksa kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike vijojnë, policia e Kukësit ka ndaluar një person ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë edhe 2 vëllezërit e tij, pas dyshimeve se janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Policia e Kukësit ka bërë ndalimin e 23-vjeçarit Veri Markaj, banues në fshatin Vrrij, pasi më datë 19.08.2021, gjatë kontrollit të territorit e vendit është evidentuar një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku nga hetimet dyshohet autori është pikërisht ky person.

Gjithashtu, në gjendje të lirë po hetohet edhe dy vëllezërit e tij, M.M.,  dhe Y. M., për përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Moskallëzimi i krimit".

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?