LEZHË- Në një kohë kur puna për “goditjen” rasteve të kultivimit të bimëve narkotike vijon, policia e Lezhës ka arrestuar 1 person.
Një 54-vjeçar, Gj.K është vënë në pranga, pasi është kapur duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij në fshatin Kallmet, Lezhë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike.
Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike është “goditur” në Krujë.
Një 28-vjeçar R. Sh, banues në Kamzë është kapur duke kultivuar bimë narkotike në fshatin Bruz Zall. Në këtë mënyrë është finalizuar operacionin policor të koduar "Bruzi".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.