Armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak

Kronikë

Kultivonte bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar në Mirditë, vihen në pranga 1 person, iu gjet edhe armë zjarri në banesë

25 Gusht 2021, 11:38| Përditesimi: 25 Gusht 2021, 11:41

  • Share

Teksa kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike vijon, policia ka vënë në pranga 1 person në Mirditë.

Gjatë kontrolleve në sipërfaqe të pyllëzuar, banesa të braktisura nga pronarët dhe ish-reparte ushtarake, në fshatin Arrëz, Njësia Administrative Kaçinar, Mirditë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi Nikoll Ndreca, banues në fshatin Kaçinar, Mirditë, i cili edhe është vënë në pranga.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.   

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Armëmbajtja pa leje”.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?